Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.
Zyra e Kryeministyrit njofton se Kurti veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve.
Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...