Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur caktimin e 28 dhjetorit për zgjedhje të parakohshme nga Presidentja Vjosa Osmani
Kurti tha se zgjedhjet bëhen edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, transmeton Arbresh.info
“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...