Kryeministri i sapo zgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka nisur ditën e tij të parë në punë me një agjendë.
Në ditën e tij të parë, Kurti do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Pastaj, pas kësaj vizite, Kurti gjatë ditës pritet të takojë edhe ambasadorin e BE-se, Tomas Szunyog. /arbresh.info/
Agjenda e plotë:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 23.03.2021
Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:00
Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:30
Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
VENDI: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
KOHA: 13:00
Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:30
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve