Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli.
Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.
Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/


Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së