Ne nuk kemi asgjë kundër serbëve por Serbia është kundër nesh, ka thënë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Blicin serb, ku foli për formimin e qeverisë së re të Kosovës, dialogun me Serbinë, si dhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Me këtë rast, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një ushtri që të ruajë paqen.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një institucion që do të garantojë sigurinë, por edhe një partneritet me aleatët tanë – Shqipërinë, SHBA-të dhe integgrim në NATO”.
“Kosova ka nevojë për të ndërtuar ushtrinë e saj, në raport me popullsinë. Ne kemi rreth dy milionë njerëz, dhe sipas disa studimeve, është mirë që një për qind e popullsisë të jetë e përfaqësuar në fushën e sigurisë, dhe të mbrojtjes, që do të thotë se në radhët e policisë dhe ushtrisë të jenë rreth 18.000 deri në 20.000 anëtarë” tha ai.
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C