Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia të Italisë, duke marrë shembull rrugëtimin e Kosovës në këtë kontekst.
Në një postim në “X”, ai ka theksuar dy ngjarje të rëndësishme: 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizitën e studentëve nga Kampusi Global i të Drejtave të Njeriut në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai ka thënë se këto dy momente historike janë të lidhura ngushtë me përparimin e Kosovës që nga çlirimi në vitin 1999.
Mes të tjerash, kryeministri theksoi se Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon.
“Ashtu sikurse Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizoi triumfin përfundimtar të shpirtit njerëzor mbi të këqijat e Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu edhe Kosova përfaqëson kulminacionin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga thellësitë e represionit, aparteidit dhe gjenocidit në fener të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti./Arbresh.info/
It was an honor and a pleasure to deliver the keynote address at the graduation ceremony of the @gchumanrights Master’s Program in Human Rights and Democratization in the wondrous city of Venice.
I spoke to the graduates at the end of an academic year that included two… pic.twitter.com/IL0ZNmPMIt
— Albin Kurti (@albinkurti) September 22, 2024
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...