Google ADS

Kurti jep detaje për takimet që i zhvilloi në Mbretërinë e Bashkuar: Morëm përkrahje për anëtarësim në KE

22:09 | 1 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga Londra rreth takimeve që ka zhvilluar atje sot gjatë ditës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti njoftoi se ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e ka uruar për detyrën si dhe ka diskutuar me të lidhur me marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, shkruan arbresh.info.

Tutje, tha se është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, ku këta të fundit premtuan se do ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshill Evropian.

“Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, deklaroi tutje Kryeministri.

E krejt në fund, Kryeministri Kurti takoi edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar,  David Lammy, me të cilin diskutoi rreth partneritetit mes dy vendeve./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd.

Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta.

Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy.

Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.

Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme