Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.
Duke folur mbi propozimin e Kreut të LDK-së për qeveri të tranzionit, duke qeshur ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK-në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithëpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëp...
Dyshohet se e rrahu kundërvajtësin gjatë detyrës – Prokurori...
Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një ba...
Haziri: Agjenda e Shtëpisë së Bardhë në tavolinë, nuk guxojm...
Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran
Barça e do me çdo kusht Nicon, Bayerni po e vëzhgon nga afër...