Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së emisarit për Misione të Posaçme të SHBA-së, Richard Grenell, pasi që ky i fundit i kishte quajtur mashtrime deklaratat e Kurtit.
Kurti në një intervistë për Istogu Chanel lidhur me këtë çështje tha se ka qenë gjithë jetën e tij aktivist e jo analist.
Ndër të tjera, ai ri përsëriti se Kosova i ka shumë të mira raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu”, deklaroi Kurti.
“Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, u shpreh Kurti.
Kujtojmë se të hënën, emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i kishte quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti duke nxitur kështu debate të shumta në vend./Arbresh.info
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...