Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta për të filluar takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurti e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
Në Kuvendin e Kosovës aty ku do të zhvillohet ky takim tashmë kanë mberritur dy kreret e këtyre dy partive.
E ndonse në këtë takim janë ftuar edhe ambasadoret e QUINT-it dhe nga zyra e BE-së ata ende nuk kanë ardhur.
Pjesmarrjen në këtë takim ambasadorët as nuk e kanë mohuar por as pohuar, ndonëse përmes një komunikatae kanë thenë se nuk do të ndikojnë në bisedime.
Ndonse Kurti nuk ka folur asnjë fjalë para takimit, ai që ka thënë se kanë ardhur për marrveshje ishte kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Kujtojmë se këto dy parti tash e tre muaj nuk po mund të arrijnë një marrveshje për koalicion.
Një takim të tillë e kanë mbajtur edhe mbrëmë, por që përkundër tre orëve diskutimi, takimi kishte përfunduar pa marrëveshje./arbresh.info/
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë