Kryeministri i vendit Albin Kurti në llogarinë e tij në Instagram, ka treguar për vendimet që i ka ndërmarrë Qeveria në mbledhjen e pestë të saj.
Ai ka thënë se Qeveria po angazhohet për jetësimin sa më të mirë e përmbajtjesor të tri temave kryesore: drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndalja e gjakderdhjes financiare
U anulua vendimi i Qeverisë së kaluar ku kompanisë “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro. Ka nevojë për kyçje e mbikalim në autostradën e mbyllur, por jo 50 milionë euro. Mundet ndryshe, më mirë e më lirë.
Dy borde
Pas shkarkimit të tyre të mëhershëm, i emëruam bordet e përkohshme në Telekomin e Kosovës dhe Ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. Këto dy borde të përkohshme, sipas ligjit për Ndërmarrjet Publike, do të jenë në funksion deri në ardhjen e një bordi të ri apo deri në mesnatën që bëhen gjashtë muaj prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sanksionet
Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës. Kompanisë “Sabalan Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group – SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...