Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun dhe kryetarin ë Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës.
Ata panë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie, përcjell Arbresh.info.
“Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
“Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XV në qytetin e Novobërdës”, shton BIK-u./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...