Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti nga radhët e komunitetit turk në Kosovë, Enis Kervan, mirëpriti Kryetaren e Komunës së Foçës në Provincën e Izmirit, Saniye Fıçı.
Duke e falënderuar për vizitën, kryeministri Kurti i uroi kryetares Fıçı mirëseardhje në Prishtinë, në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe mbështetja institucionale ndaj nismave për promovimin e identitetit shqiptar në Turqi, ishin tema qendrore të takimit.
U trajtua nevoja dhe mundësia për krijimin dhe zgjerimin e kurseve të gjuhës shqipe në Turqi, që përveçse do të ndihmonin në ruajtjen e gjuhës, gjithashtu do të forconin lidhjen me atdheun. Krahas kurseve të gjuhës, u diskutua edhe rreth mundësime për bashkëpunimin në organizimin e ngjarje kulturore, festivaleve dhe programeve universitare.
Kryetarja Fıçı e falënderoi kryeministrin për mikpritjen sot, teksa e uroi për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në korrik të vitit të kaluar, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, kryeministri ishte mirëpritur kryetarja Fıçı. Ajo theksoi se vizita e kryeministrit Kurti vitin e kaluar ishte vizita e nivelit më të lartë që kanë pasur.
Saniye Fıçı, me prejardhje shqiptare, është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës./Arbresh.info/

Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...