Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.
Kurti tha se bizneset e komuniteti turk do ta kenë përkrahjen e qeverisë së tij. Tha se shuma e grantit për këtë komunitet do të jetë 1.5 milionë euro.
“Kemi filluar me një proces vlerësimi i aplikimeve për thirrje është në proces nga komisioni i pavarur dhe do të jetë i gatshëm. 1.5 milionë euro do të jetë shuma për ndarjen e granteve dhe prioritet do të jenë për gratë dhe grupet e marxhinalizuara brenda komunitetit. Fuqizimi i roleve të komuniteteve është një nga prioritetet tona. Ne i shohim këto zyre si hallk kyçe si nevojë të jetës së qytetarëve. Ndër kryesoret është rritja që e dëshmojnë diversitetin. Jemi duke menduar mënyrën më të mirë të këtyre bizneseve pa diskriminuar askënd”, tha Kurti/eo/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?