Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule te varri i veprimtarit dhe atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Fazli Greiçevci, në 61-vjetorin e vrasjes së tij.
Fazli Greiçevci i takon një gjenerate të hershme të veprimtarëve, të cilët dhanë gjithçka për lirinë, të cilën e gëzojmë sot. Ai ishte pjesë e rëndësishme e organizimeve dhe aktiviteteve politike me veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Përveç si veprimtar e patriot, Fazli Greiçevci dha kontributin e tij edhe si mësues e poet, intelektual e aktivist i palodhur.
Në këtë përvjetor, e kujtojmë dhe përulemi para veprës së tij të lavdishme për liri e dinjitet. Ai vdiq nga torturat vdekjeprurëse të policisë sekrete jugosllave, në burgun e Prishtinës me 17 gusht 1964.

Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...