Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin, ka thënë se gatishmëria e Kosovës për të dhënë kontribut në ofrimin e zgjidhjeve të përbashkëta është qenësore.
“Është kënaqësi te jem në mesin tuaj në përmbyllje të këtij aktiviteti të rëndësishëm. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe stafit që morën pjesë në ofrimin e ndihmës për realizimin e këtij ushtrimi. Ky aktivitet bashkëpunimi që ka ndodhur këtu do të na mundësojë reagimin e shpejtë, dhe njëkohësisht do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve”, ka thënë Kurti.

Ai tha se këto aftësi të fituara janë vitale, sikurse për ne, ashtu edhe për partnerët tanë, në rolin që duhet të luajmë në nivel global.
“Që nga viti i kaluar kjo qendër ka ofruar trajnime për mbi 3000 individë, përfshirë qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Turqia, Malta, Maqedonia e Veriut, etj”, ka shtuar ai.
Sipas tij progresi i bërë në këtë qendër është evident, duke theksuar përpjekjen e Ekipit të ofrimit të Ndihmës dhe Shpëtimit, që reaguan dhe ndihmuan në Turqi, pas tërmetit shkatërrues atje.
“Aspiratat tona vazhdojnë të jenë integrimet euroatlantike, pranimi në BE dhe NATO. Kjo qendër është shembulli më i mirë se kush jemi ne dhe cili është qëndrimi dhe drejtimi ynë”, tha kryeministri./rtk

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...