Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë nuk i thërret për të folur për çështje të brendshme të Kosovës.
Tha se takimin e fundit me ta e pati për të diskutuar për dy çështje, për shkuarjen e presidentit serb në Kremlin në paradën atje dhe për integrimet evropiane të Kosovës, por tha se ambasadorët nuk i thërret për të folur për opozitën.
“Kur i kam thirrur në takim ambasadorët e QUINT-it e Bashkimit Evropian nuk i kam thirr për t’i diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës. Unë nuk i ftoj ambasadorët e huaj që të flas për opozitën. Ata e kanë ngritur atë çështje. Unë i kam thirrur për dy gjëra, për udhëtimin e presidentit të Serbisë në Sheshin e Kuq në Moskë në Kremlin në Paradën atje. Tema e dytë ishte çështja e integrimeve evropiane të Kosovës, veçanërisht e Këshillit të Evropës. Unë kam mbajtur një prezantim në takim për këto dy tema dhe më pas ambasadori i BE-së e ka ngritur këtë gjë, ku ua ia kam dhënë përgjigjen time”, tha Kurti./rtk
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...