Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i AAK’së, Ramush Haradinaj, nuk do të jetë prezent në fushatën për zgjedhjet komunale gjatë orarit të punës.
“Unë besoj që edhe zotëri Haradinaj do t’i përmbahet punës, gjatë orarit nuk do të jetë në fushatë”, ka thënë Kuçi në RTV21.
“Me siguri ai do ta thotë vet, po unë e di që zotëri Haradinaj gjatë orarit të punës si kryeministër nuk do të jetë në fushatë”, është shprehur Kuçi.
Fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të fillojë zyrtarisht nesër.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...