Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryetari Peci e njoftoi ministren me zhvillimet në gjyqësorin vendor, përfshirë luftën ndaj korrupsionit, procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe sfidat aktuale në drejtësinë vendore.
Po ashtu, kreu i Supremes prezantoi para mysafirëve nga Shqipëria, progresin e shënuar nga gjykata që drejton, jo vetëm në zgjidhjen e lëndëve me kohë, por edhe në nxjerrjen e qëndrimeve parimore si dhe udhëzimeve për të gjitha gjykatat në vend.
Ndërkaq, duke elaboruar procesin e verifikimit të integritetit të gjyqtarëve, që kishte ndodhur në Kosovë, në vitin 2010, kryetari Peci, nënvizoi sfidat e asaj periudhe, e cila përveç që kishte lënë sistemin me një numër të vogël gjyqtarësh, kishte ndikuar në grumbullimin e lëndëve nëpër gjykata dhe rrjedhimisht rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi, si pasojë e zvarritjes së lëndëve me vite. Megjithatë, kreu i Supremes, sqaroi se tanimë gjyqësori ka arritur të konsolidohet dhe numri i gjyqtarëve është dyfishuar.
Në anën tjetër, ministrja Gjonaj, ka potencuar angazhimin e qeverisë shqiptare në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e procesit të vetingut që aktualisht po zhvillohet atje. Sipas saj, procesi i vetingut në Shqipëri, ka pasur rezultatet mbresëlëndëse dhe befasuese për shumëkënd, por njëkohësisht është mundësuar krijimi i mekanizmave garantues për transparencën dhe meritokracinë. Si progres, ministrja theksoi edhe ndarjen e politikës nga sistemi i drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që Kosova dhe Shqipëria duhet thelluar bashkëpunimin me njëra tjetrën dhe duhet shfrytëzuar mundësitë e shumta për të rritur progresin në sistemin e drejtësisë, në të dyja vendet./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...