Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pas sulmit të mbrëmbshëm tha se ky sulm konsiderohet sulm terroristë.
“Motivet e këtij sulmi janë shumë të rrezikshme, mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodh ky shpërthim, cak i këtij sulmi ka qenë ndalimi i furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, ky sulm ka qenë në arterie jetike sepse shumë qytetet të Kosovës qendrore mund të mbesin pa ujë dhe pa rrymë”, tha ai.
Tutje Zeqiri tha se falë angazhimit të shpejtë të intervenimit të institucioneve tona kemi arrit që deri në mëngjes me rregullu këtë problem.
“Nuk ka nevojë për shqetësim sepse pas intervenimeve të shtetit, qytetarët tanë nuk do të mbesin pa ujë dhe rrymë”
Po ashtu Zeqiri tha se mbrapa këtij sulmi qëndron Serbia, shkruan Arbresh.info.
“Unë mendoj që mbas këtij sulmi është shteti i Serbisë, që mbështetin financiarisht dhe moralisht këtë sulm”, shprehet Zeqiri
Tutje ai shtoi se se mund të jenë edhe banorë të Zubin Potokut sepse këto pika të goditura është dikush që e njeh mirë zonën./Arbresh.info/
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...