Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka realizuar një takim me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës ”Vatra”, Elmi Berisha.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet politike, dhe për një koordinim të thellë të bashkëpunimit ndërmjet kuvendit dhe Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra”, përcjell Arbresh.info
“Në takimin me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA”, Elmi Berisha, i shoqëruar nga Naim Dedushaj, bisedonim për çështjet politike, koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA””, shkroi Xhaferi. /Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...