Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka vizituar ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Ai ka thënë se emocionet kanë qenë të mëdha, por që krenaria ka qenë edhe më e madhe, shkruan arbresh.info.
“Ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli. Emocionet ishin të mëdha, por krenaria edhe më e madhe!”, ka thënë Bislimi.
Përndryshe, Kadri Veseli, një ka udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...