Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar për një vizitë të shkurtër dje në Tiranë, ku është pritur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Gjatë takimeve të ndara të kryetarit Haziri me kryeparlamentarin Meta dhe kryetarin e PD-së, Basha, është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen mes Gjilanit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe këmbim përvojash në arsim, kulturë, art etj.
Kryetari Haziri ka thënë se kjo vizitë përkthehet edhe me kthim të vëmendjes për Gjilanin nga ana e Prishtinës dhe Tiranës.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...