Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë vizituan ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi, vizituan ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku u pritën nga Menaxherja e Programit të ICITAP, Atashe znj. Kimberly Riffe dhe i posardhuri Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J.Giacobbe, Jr.
Nikoqirët e takimit ritheksuan përkushtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimin e përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit te ligjit në përgjithësi dhe ne veçanti për Inspektoratin Policor te Kosovës, ku do të vazhdojë që nëpërmjet stafit dhe programeve të tyre të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit profesional të institucionit.
Pjesë e vizitës ishin edhe Këshilltarët e ICITAP dhe Koordinatorja Vendore e programit në mbështetje të IPK-së.
Pas takimit njoftues lidhur me historikun dhe hapjen e ambasadës së re, përfaqësuesit e IPK-së vizituan hapësirat e ambasadës dhe ambientet e përbashkëta të punës së ICITAP & OPDAT.
Kryeshefja Ekzekutive re IPK-së, falënderoj znj. Rife dhe zyrtarët e ICITAP dhe ambasadës për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së./arbresh.info
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...