Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
Vlerësimi i bashkëpunimit juridik ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë në Francë, thellimi i këtij bashkëpunimi, veçanërisht me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës dhe Prokurorinë Kombëtare Financiare në Francë në shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe terrorizimit, si dhe fuqizimi i mekanizmave të brendshëm institucionalë në vlerësimin, disiplinimin, kontrollin dhe forcimi i integritetit dhe etikës së prokurorëve, ishin disa nga temat e diskutimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Ambasadores Butel.
Po ashtu, temë e rëndësishme në këtë takim ishte edhe diskutimi i çështjeve që kanë të bëjnë me reformat legjislative dhe rëndësinë që kanë ato, me ç’rast u vlerësua si thelbësor respektimi i lirisë dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, për ndihëm dhe mbështetjen që shteti i Francës është duke e dhënë për sistemin prorkurorial, veçmas për mundësinë që prokurorët kosovarë nëpërmjet programeve të Shkollës Kombëtare Franceze të Magjistraturës janë duke marrë pjesë në trajnime që kanë të bëjnë me fushën e luftimit të korrupsionit.
Ndërkaq, Ambasadorja franceze ka çmuar lartë relacionet e bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë kosovare dhe asaj franceze.
Në fund, bashkëbiseduesit e vlerësuan këtë takim mjaft të dobishëm dhe produktiv dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër