Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një prononcim për “Arbresh.info”, ka treguar se si është kërcënuar prokurori i kësaj prokurorie, Besim Susuri.
Sipas kryeprokurorit Shala, ende nuk dihen personat dhe arsyeja e këtij kërcënimi, mirëpo kërcënimi është bërë përmes rrjetit social tek fëmijët e prokurorit Susuri, dhe kërcënimi ka qenë për jetë.
“Nuk e dimë akoma jemi duke e hetuar rastin. Janë persona të panjohur për momentin. Kërcënimi është bërë përmes facebook-ut, dhe u është dërguar fëmijëve të prokurorit Susuri. Nuk e di tekstin saktësisht çka e kanë kërcënuar se ende nuk kemi lëndë, rasti po hetohet nga policia, veç e di që ka qenë kërcënim për jetë”, u shpreh kryeprokurori Admir Shala për “Arbresh.info”. Sipas tij, kërcënimi ndaj prokurorit Susuri është bërë javën e kaluar.
Ndryshe Këshilli Prokurorial ka reaguar ndaj këtij kërcënimi, duke kërkuar që kërcënime të tilla të merren shumë seriozisht.
Këshilli po ashtu ka bërë me dije se qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre, si dhe ka siguruar që kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë. /Arbresh.info/ Gita Lushi

Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...