Vazhdojnë kërcënimet e Serbisë për largimin e taksës së 100 për qindëshit të vendosur nga Kosova për produktet serbe.
Bërnabiq ultimatum CEFTA-s për 100 për qindëshin: Keni 90 ditë kohë
Nëse nuk fillon një konsultim i përbashkët ose problemi nuk zgjidhet brenda 90 ditëve të ardhshme, Serbia do të fillojë procedurat në Gjykatë të Arbitrazhit.
Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Ajo njoftoi qytetarët serb, në emër të qeverisë, në përputhje me marrëveshjen CEFTA, ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretariatit dhe Institucionit për konsultime të drejtpërdrejta brenda komitetit të përbashkët, përcjell lajmi.net.
“Ata kanë një afat prej 90 ditësh nga dita e marrjes së kërkesës për zgjidhjen e problemit që Kosova ka bërë me siç e konsideron ajo shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së CEFTA-s”, u tha Bërnabiq gazetarëve.
Ajo njoftoi se nëse nuk është iniciuar konsultim i përbashkët ose çështja nuk zgjidhet brenda 90 ditëve, afati i paraparë me ligjin e CEFTA-s, sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të fillojë procedurat në Gjykatën e Arbitrazhit.
Më 21 nëntor Qeveria e Kosovës, vendosi masën nga 10 në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026