Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dhënë mbështetje futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, pas ngjarjes që ndodhi në Rumani ku për shkak të thirrjeve nacionaliste nga tifozët, futbollistët kosovarë refuzuan të luajnë ndaj kombëtares rumune.
Sipas kryeministrit të Rumanisë, përkrahja e Kurtit në këtë rast është e papranueshme ku siç pretendon Ciolacu, kryeministri i Kosovës po përzien politikën me sportin.
“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar! Zotëria i tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar se që për atë çfarë ndodhi nuk janë fajtorë futbollistët e as tifozët rumunë./Arbresh.info
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit