Aksioni i sotëm policor, fillimisht për ndalimin e hyrjes së Marko Gjuriqit, shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dhe të Aleksandar Vulinit, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë, e më pas edhe arrestimit të Gjuriqit pas hyrjes në Kosovë, ka qenë i koordinuar në vazhdimësi me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kështu së paku i është thënë jozyrtarisht portalit Koha.net nga kabineti i kryeministrit.
Po ashtu, Koha.net mëson se për këtë ngjarje, Zyra për Informim e Kryeministrit nuk pritet të dalë me një qëndrim zyrtar, pasi konsideron se deklarata e Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli ka qenë e mjaftueshme për sa i përket qëndrimit të Qeverisë.
Pacolli ndërkaq, pas aksionit, deklaroi se Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë.
“Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, ka thënë Pacolli.
Kurse deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një postim në Facebook, ka thënë se nuk po arrin të kuptojë aksionin e sotëm policor.
“Po mundohem ta kuptoj atë që ndodhi sot në Mitrovicë, e s’po muj i bi në fije. Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjuriqit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet! Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje”, ka deklaruar Nitaj.
Kurse Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, për mediat ka thënë se vendimi për ndalimin e hyrjes së Gjuriqit dhe Vulinit, e më pas edhe arrestimit të Gjuriqit, ka qenë i koordinuar me Kryeministrin Haradinaj.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet