Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Siç njofton kumtesa, kryeministri në detyrë, Haradinaj, dhe ambasadori amerikan Kosnett, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.
Po ashtu, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës./arbresh.info/

E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...