Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilëve ju premtoi vazhdimin e mbështetjes financiare me masa konkrete të Qeverisë.
Kryeministri Hoti në këtë takim shpalosi pakon e re të mbështetjes në vlerë prej 200 deri 220 milionë euro për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe ata të Shoqatës së Shitësve me Pakicë, kërkuan nga Kryeministri Hoti rishikimin e mundësisë për zgjatjen e orarit të punës si dhe ndryshime në mënyrën e shpërndarjes së pakos së re të ndihmës për bizneset për vitin 2021.
Në këtë takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, me qëllim që pasojat e pandemisë Covid-19 të përballohen më lehtë.

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...