Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj Bashkim Zejnullahu, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën dhe sfidat pas vendosjes së taksës 100 për qind si dhe për hapat e ndërmarrë nga ta në rritjen e cilësisë së miellit.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë përkrahëse e të gjithë prodhuesve vendorë përmes stimulimit dhe masave lehtësuese, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të bizneseve që merren më këtë veprimtari, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga ana e tij, kryetari i shoqatës Bashkim Zejnullahu, tha se vendimi për vendosjen e masës 100 per qind për miellin nga Serbia është i mirëseardhur, duke vlerësuar se kjo masë në planin afatgjatë do të ndikojë pozitivisht tek kultivuesit dhe prodhuesit vendorë.
Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Gashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci.


Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...