Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar një kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit në Gjilan.
Sipas tij, suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.
“Është fat i madh, që përkundër sfidave dhe konkurrencës, prodhues si Konsoni e kanë përfshirë në masë të konsiderueshme tregun e vendit me produkte të shëndosha për familjet tona. Pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e Konsonit, si njëra nga kompanitë më të suksesshme të prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë, një fermë moderne e modeleve më të fundit, me mbi 100 punëtorë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës