Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm, shkruan arbresh.info.
Kjo për shkak se në rast se në rast të shfrytëzimit të pakontrolluar, mund të zvogëlohen rezervat e ujit të pijshëm./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Kursimi i ujit të pijshëm i domosdoshëm, rriten kërkesat për ujë
Prishtinë , 10 qershor – Të dashur qytetarë/ konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci është i kënaqshëm. Liqeni i Batllavës (0,43 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Badocit (2.55 m) nën nivelin e kapërderdhjes.
Ne kemi edhe plane konkrete për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet te merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë.
Vendet, sidomos ato të botës në zhvillim dhe rajone të tjera që tashmë janë duke vuajtur nga mungesa e ujit, ka gjasa të mbajnë peshën e thatësirës dërrmuese ne dekadën që po hyjmë. Pra, theksojmë edhe njëherë se, është shumë me rëndësi që të gjithë së bashku ta menaxhojmë përdorimin e ujit të pijshëm dhe të raportojmë me kohë rrjedhjet e ujit dhe keqpërdorimet .
Jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë ka filluar rritja e kërkesës për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe 24 h pa ndërprerë.
Konsumatorë të nderuar,
Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.
Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm!
Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.
Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit: –
– Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
– Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
– Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët e fytyrën,
– Mos ujisni lulet, kopshtet dhe arat,
– Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
– Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.”
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...