Mitrovica është njëra ndër zonat më të prekura nga vërshimet që ndodhën të enjten.
Si pasojë e kësaj një pjesë ka mbetur edhe pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijes.
Agjencioni i Menaxhimit Emergjent pa kërkesës së komunës së Mitrovicës, ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim, ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se cisterna do të vendoset te Shkolla Fillore “Migjeni” në Iliridë duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 11:30.
Ndërsa, nga ora 11:30 bëhet e ditur se cisterna me ujë të pijes do të vendoset në fshatin Gushafc dhe aty do të qëndrojë derisa të zbrazet komplet./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...