Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë apel te qytetarët e rajonit të Pejës që të kursejnë ujin e pijes.
Me anë të një njoftimi në Facebook, kompania ka theksuar se, përkundër reshjeve të fundit lokale, gjendja e burimeve të ujit ka mbetur jashtëzakonisht e ulët, si rezultat i një vere që e quajnë “të paparë viteve të fundit”, shkruan Arbresh.info.
“Apelojmë për durim deri në fillimin e reshjeve të paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik, me shpresë se ato do të ndikojnë në rritjen e sasisë së ujit dhe stabilizimin e furnizimit. Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet në njoftim.
Ata kanë bashkëngjitur fotografi nga burimet e Radavcit dhe Ujit të Zi, të cilat furnizojnë territorin e Pejës, duke treguar gjendjen e rënduar të këtyre burimeve.
KRU “Hidrodrini”, ka bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë duke mos shpërdoruar ujin dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme gjatë kësaj periudhe kritike./Arbresh.info/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës