Policia në Ferizaj ka nisur hetime për një rast të përleshjes fizike të ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj, ku janë përfshirë tre persona dhe është sekuestruar edhe një armë pa leje.
Sipas policisë, rreth orës 07:50 është raportuar për një rrahje, ndërsa njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty janë identifikuar tre persona të përfshirë në incident: M.H. (47 vjeç), V.H. (43 vjeç) dhe A.H. (71 vjeç).
Hetimet fillestare tregojnë se përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone.
Si pasojë, të tre të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Ferizaj.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tre persona të përfshirë në përleshje fizike: M. H,(47 vjeç), V. H (43 vjeç) dhe A.H (71 vjeç). Sipas hetimeve fillestare, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone. Si pasojë e përleshjes, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Më pas, i dyshuari A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...