Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjë Bashkimi Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Costa shkruan se në këto kohë të pasigurta Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor duhet të punojmë më shumë mes tyre.
“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin tonë BE- Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel”, ka shkruar Costa në platformën ‘X’.
Ndërkaq, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të takohet në samitin e radhës, ku do të konfirmojnë sërish angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të shteteve të rajonit në familjen evropiane. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...