Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për formimin e qeverisë, duke e cilësuar seancën e sotme si “skemë të dështimit të paralajmëruar”.
Sipas Krasniqit, më shumë se nëntë muaj zvarritje kanë treguar se partia fituese e zgjedhjeve nuk ka pasur as vullnetin dhe as kapacitetin për të siguruar shumicën parlamentare.
“Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mentalitetit bllokues dhe arrogant të Vetëvendosjes, që e ka mbajtur vendin në krizë institucionale për muaj të tërë,” ka shkruar ai.
Krasniqi akuzoi VV-në se ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut dhe interesin partiak mbi interesin e vendit.
Ai tha se PDK ka qenë e qartë që nga fillimi se nuk do të jepte vota për “vazhdimin e kësaj keqqeverisjeje”.
Në këtë situatë, ish-kreu i PDK-së kërkoi që presidentja të veprojë pa vonesa.
“Tani përgjegjësia është e qartë: Presidentja duhet të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve, që të mos humbim edhe më shumë kohë,” theksoi ai.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe qeverisje serioze, ndërsa PDK, sipas tij, është e gatshme për zgjedhje dhe për t’i dhënë vendit “drejtim të ri”.
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...