Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025/2026.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi theksoi rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e vendit, duke e cilësuar atë si “shtyllën kryesore të zhvillimit të Kosovës”.
“Në këtë ditë të veçantë, dua t’i uroj me gjithë zemër nxënësit që të mësojnë me pasion dhe ta shohin dijen si çelës të së ardhmes; mësimdhënësit që me përkushtimin e tyre ndërtojnë themelet e një shoqërie më të mirë; prindërit, sakrificat dhe dashuria e të cilëve janë garanci për suksesin e fëmijëve. Për ne si shoqëri, arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës. Investimi më i madh që mund të bëjmë është ai në dije, në rini dhe në shkollën tonë, sepse aty fillon çdo e ardhme më e mirë për vendin”, tha ai./Arbresh.info
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...