Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë ka organizuar një pritje për fund vit për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave.
Krasniqi u ka shprehur mirënjohje më të larta për angazhimin e tyre gjatë këtij viti, përcjell Arbresh.info.
“Në pritjen e fundvitit që organizuam për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave, u shpreha mirënjohjen time më të lartë për angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë këtij viti, më sfiduesi për ta, në shërbim të informimit të saktë, të shpejtë, transparent dhe objektiv të qytetarëve, për ngjarjet dhe dinamikat në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ndonëse kaluam një vit jo të lehtë, këtë herë në një ambient festiv zgjodhëm t’i përmendim më shumë sukseset e ngjarjet e mira, me shpresën dhe urimin që Viti i Ri 2024 të jetë më i mbarë për të gjithë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Kafeja nuk të dehidraton
Vitamina D lidhet me humorin e mirë, sidomos në dimër
Berisha: Pagesa e mësuesit minimimalisht me 1500 euro
IGJEUM: Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter...
Ajri i pastër dhe natyra, terapi falas për stresin
Bologna mposht Empoli dhe i shkon Milan në finale të Kupës