Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot priti në selinë e partisë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“Sot, prita në selinë e PDK-së ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe për dialogun e hapur që kemi për të ardhmen e vendit tonë”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...