Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Krasniqi tha se sonte, Thaçi foli nga Haga jo si ish-president e as si një burrë që ka kaluar gati pesë vite në qeli, por si një njeri që ende e mbron me shpirt shpirt luftën dhe sakrificën për liri.
I “mprehtë. I kthjellët. Plot interes për vendin dhe të ardhmen e tij, si gjithmonë. Reflektues. I thellë. Por mbi të gjitha, i paepur në bindjen e tij për drejtësinë e kauzës që e kemi ndjekur si popull”.
“Ai nuk ankua. Nuk kërkoi mëshirë. Siç e tha, dhe siç e dimë, Hashim Thaçi nuk do t’ia ndërronte rrugën jetës, edhe sikur ta dinte çmimin paraprakisht. E këtë nuk e thotë për vete, por për ne, për gjeneratat që duhet të ecin përpara pa harruar sakrificën”, tha Krasniqi.
Tutje, ai e përmendi edhe vdekjen e babait të Thaçit, për të cilin tha se “nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë”, por sipas tij, sytë e Thaçit janë ende të hapur për Kosovën.
“Sa ishte në Hagë i vdiq babai. Nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë. Por sytë e Presidentit Thaçi janë ende të hapur për Kosovën. Dhe për drejtësinë – që bashkë me çlirimtarët e tjerë po e pret me durim e urtësi”.
“Kjo intervistë, më shumë se rrëfim, ishte një thirrje: të qëndrojmë, të ecim drejt, e të mos dorëzohemi asnjëherë. Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga Hashim Thaçi. Sonte, edhe më shumë. Të presim me padurim në Kosovë, President”, shkroi Krasniqi.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...