Partia Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur tubimin zgjedhor në Mitrovicë.
Në mesin e folësve ishte edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Ai para pjesëmarrëve tha se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën.
“Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit, qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha ai.
“Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, theksoi Krasniqi.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...