Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas Krasniqit, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.
Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund.
Shefi i grupit parlamentar i PDK’së Memli Krasniqi, ka folur edhe për dialog, me ç’rast ka thënë se Kosova duhet ta luajë rolin e vetë si partnere e besueshme e SHBA’së dhe BE’së në këtë proces.
Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...