Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për punën e këtij organi të sigurisë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Shërbimi Policor i Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, i ka hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë nismën për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore – të cilin jemi të përkushtuar ta dërgojmë deri në fund. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim. Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik. Përherë mirënjohës!”, shkruan lideri i PDK-së./arbresh.info/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...