Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qëndrimin e disa partive opozitare kundër dialogut me Serbinë.
Ai thotë se miqtë e Kosovës kanë kërkuar unitet sa i përket bisedimeve në Bruksel.
“Janë inate politike”, thotë Krasniqi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“E kuptoj opozitën që të kritikojë koalicionin qeverisës në të gjitha punët e brendshme por nuk mund ta arsyetoj kur është çështja e bisedimeve me palën serbe duke pasur parasysh kërkesën e SHBA-së dhe BE-së që pala shqiptare të ketë qëndrim të unifikuar”, tha Krasniqi.
Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Serbisë.
“Unë mendoj që ideja për ndryshimin e kufijve, ideja për të shkëputur hapësira të Kosovës nuk është ide e Thaçit, është ide e kahmotshme e Serbisë që në këtë rast është rikthyer përmes Thaçit’, theksoi ai.
“Vazhdimi i idesë serbe për korrigjim kufijsh dhe për lëvizje të hapësirave është antikushtetuese por nuk është e Thaçit”, tha Krasniqi.
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...