Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, i ka quajtur hipokrite akuzuat e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se PSD po e mbanë Qeverinë Haradinaj.
Krasniqi ka thënë se ata janë duke e pritur Vetëvendosjen që ti jap nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë dhe për debatin në Kuvend, i cili nuk do t’i lejonte Thaçit ta udhëheq dialogun.
Ai me anë të një postimi në Facebook, i është drejtuar Vetëvendosjes që t’i kërkojë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë dhe PSD-në do ta kenë të gatshme.
Postimi i plotë i tij:
Albulena Haxhiu paska vazhduar akuzat hipokrite se PSD po e mban Qeverinë Haradinaj.
Ne ende jemi duke e pritur VV-në që t’na i jep ose kërkojë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë dhe nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme ku do të pamundësonim drejtimin e dialogut nga Hashim Thaçi.
Ligjet që u votuan sot, ishin ligje për të mirën e qytetarëve dhe jo mbështetje e Qeverisë. Ato ligje i votoi edhe VV, gjë që shpërfaq edhe më hapur mashtrimin dhe hipokrizinë e tyre kur i akuzojnë të tjerët se po ia votojnë qeverisë ligjet.
Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme! Kërkoni ose jepni nënshkrimet për ta parandaluar drejtimin e dialogut prej Thaçit, dhe PSD-në e keni të gatshme!
Përndryshe, çdo akuzë e keni mashtrim e çdo shpifje po e bëni për ta fshehur të vërtetën që ju s’po doni zgjedhje, dhe që ju jeni dorëzuar para Hashim Thaçit.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali