Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi në vazhdën e kritikave të deputetëve nga PDK-ja dhe VV-ja, i ka kushtuar një status Andin Hotit të PDK-së.
Në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është dëshpëruese se si biri i një intelektuali të madh si Ukshin Hoti ka rënë në këtë derexhe për të pasur idol Kadri Veselin
Ai ka kërkuar nga Andini që t’ia tregoj Kadri Veselit një thënie të Ukshin Hotit për politikanët e Kosovës.
Ja postimi i plotë:
Është shumë dëshpëruese gjendja e Andin Hotit. Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me ra në derexhe që idoll me e pas kriminelin më të madh në Kosovë, Kadri Veselin – nuk ka ku shkon ma poshtë.
Me e pas babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me i dal në krah Blerand Stavilecit që e ka zhytë në korrupsion secilën ministri që e ka drejtu, është dëshpërim i madh. Blerand Stavilecin që mendon se fëmijë duhet të lindin vetëm ata që kanë pasuri.
Mirëpo, për dallim prej Blerandit që veç skuqet e shpifë, Andini e paska pranu që Dardani po i djegë fort Klanit Pronto :).
Andin, tregoja të lutem Kadri Veselit, i cili për pozitë të vetën personale e ka bllokuar gjithë jetën institucionale, këtë thënie të Ukshin Hotit: “Politikanët e Kosovës duhet të zhvillojnë luftë parimore për pozitën e Kosovës dhe jo për pozitën e tyre në Kosovë.”/arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë