Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar debatet për luftën, që po zhvillohen javëve të fundit në vend.
Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se këto debate po bëhen për poenë politikë për sot.
“Disa debate, që sot kthehen nga historia, unë i quaj debate historike, sikur i kanë dy qëllime”, është shprehur ai.
“Që njerëzit ta shfrytëzojnë për poenë politikë për sot”, ka thënë Krasniqi.
“Çështja e dytë, është për të bërë një zhvendosje të mendjes së qytetarëve nga problemet e qytetarëve, në probleme të kaluara, ose që nuk kanë ndikim ose reflektim në të sotshmen”, ka vlerësuar ai.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...